Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë, në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, kundër të pandehurit S.L, në drejtim të veprave penale “Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”, nga neni 409 paragrafi 5 në lidhje me paragrafin 1, si dhe “Lëndim i lehtë trupor’’, nga neni 188 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
“Prokuroria njofton se i pandehuri S.L., me datën 31.08.2018, në ndërtesën e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, në Departamentin për Krime të Rënda ka penguar personin zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare në atë mënyrë që me rastin e dhënies së deklaratës si dëshmitar, ka ndërprerë procedurën e marrjes së deklaratës e pastaj e ka sulmuar fizikisht avokatin M.H, i cili ka qenë prezent në zyrën e Prokurorit të Shtetit Nj.R. Me këtë rast, avokatit M.H i janë shkaktuar lëndime të lehta trupore pasi është goditur me grusht disa herë në anën e majtë të kokës-faqes, krahut dhe trupit.
Me këto veprime, i pandehuri ka kryer veprat penale ‘’Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare” nga neni 409 paragrafi 5 në lidhje me paragrafin 1, si dhe “Lëndim i lehtë trupor’’, nga neni 188 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftimin për media.
Prokurori i Shtetit, i ka propozuar Gjykatës, që të pandehurin t’a shpallë fajtorë për veprat e kryera penale dhe ta dënojë sipas ligjit, si dhe duke parë rëndësinë e veprave penale të pandehurit të i vazhdohet arresti shtëpiak. /Telegrafi/