Site icon Telegrafi

Aktakuzë kundër një personi për organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist

Foto: Ilustrim

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër një personi me inicialet S.Q.

Prokuroria Speciale njofton se i pandehuri S.Q., me paramendim, me dashje dhe me përgatitje paraprake me qëllim që t’i bashkëngjitet organizatës terroriste “ISIS” në Siri, ka lëshuar territorin e Republikës së Kosovës, përmes lidhjeve të caktuara ka shkuar në qytetin Urfa ku janë pritur nga personat e ISIS-it, ku më pas ka depërtuar në qytetin Raka.

“I pandehuri i lartcekur, pas regjistrimit në ‘ISIS’ ka vijuar trajnimet fizike, taktike dhe luftarake, ka marrë pjesë aktive në luftërat e ISIS-it, në qytetet të ndryshme. Më pastaj i njëjti është dorëzuar tek Forcat Demokratike Siriane, ku ka qëndruar deri më 17.07.2021, me ç’rast edhe është riatdhesuar në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Me këto veprime i pandehuri me inicialet S.Q. ka kryer veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist” nga neni 143 paragrafi 2 të KPRK-së. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version