Site icon Telegrafi

Aktakuzë kundër një personi për krim të organizuar, mashtrim, falsifikim të dokumenteve zyrtare dhe shpëlarja e parave

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, kundër të pandehurit me inicialet V.N.

Prokuroria njofton se i pandehuri V.N., akuzohet për veprat penale “Krim i organizuar”, “Mashtrimi”, “Falsifikim i dokumenteve zyrtarë”, “Shpëlarja e Parave”.

“Prokuroria njofton se i pandehuri V.N., akuzohet për veprat penale ‘Krim i organizuar’, neni 274 paragrafi 1,2 dhe 3 të Kodit Penal të Kosovës, të zbatueshëm deri me datën 31.12.2012, gjithashtu i paraparë me nenin 283, paragrafi 1 dhe 2 të Kodit Penal të Kosovës, i zbatueshëm nga data 01.01.2013, ‘Mashtrimi’ (Vepra penale në bashkim dhe në vazhdimësi), në bashkëkryerje, në kundërshtim me nenet 23, 71 dhe 261 (2) të Kodit Penal të Kosovës, të zbatueshëm deri me 31 dhjetor 2012, të paraparë edhe në nenet 31, 81 dhe 335 (5) të Kodit të ri Penal të Kosovës, në fuqi nga data 1 janar 2013, ‘Falsifikim i dokumenteve zyrtarë’ neni 348 të KPK-ës, siç parashihet me nenin 434 të Kodit të Ri Penal të Kosovës, të zbatueshëm nga data 01.01.2013, ‘Shpëlarja e Parave’, në shkelje të Rregullores së UNMIK-ut, Nr. 2004/2, mbi pengimin e pastrimit të parave dhe veprave të ngjashme penale, nga neni 32, paragrafi 1 i Ligjit nr. 03/L-96, mbi Parandalimin e Shpëlarje së Parave dhe Financimin e Terrorizmit, siç parashihet me nenin 308 të Kodit të Ri Penal të Kosovës, të zbatueshëm nga data 01.01.2013”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version