Telegrafi

Aktakuzë kundër katër personave për grabitje

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë kundër katër personave, R.Th., R.S., A.M dhe D.B., të gjithë nga Prizreni, pasi që së bashku kanë kryer veprën penale të grabitjes.

Sipas aktakuzës të pandehurit më datën  6 tetor të vitit 2016, në orët e vona të natës në rrugën “Hoxhë Tahsini” në Prizren, duke vepruar si grup i  armatosur, duke përdorur forcën kanë përvetësuar pasurinë e paluajtshme të viktimës D.H., të cilin e kanë detyruar nën kërcënim si dhe duke përdorur dhunën fizike ndaj bashkëshortes së tij që të hap kasafortën.

Ata kanë marrë para në vlerë prej 18 mijë euro, si dhe një sasi të konsiderueshme të stolive të arit në vlerë prej 40 mijë euro, duke u larguar nga shtëpia.

Me këto veprime të akuzuarit kanë kryer veprën penale të grabitjes.