Site icon Telegrafi

Aktakuzë kundër dy personave për keqpërdorim të pozitës zyrtare në Aeroportin “Adem Jashari”

Foto: Ilustrim

Prokuroria Speciale, ka ngritur  aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Special kundër dy (2) të pandehurve zyrtarë me inicialet B.N., dhe D.M., për veprën penale ‘’Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’’.

PK njofton se gjatë periudhës kohore nga muaji shtator 2011 deri në gusht 2018, në vazhdimësi dhe në cilësinë e personave zyrtarë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës (ANP), më pas Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror (AShNA), të pandehurit B.N., dhe D.M., e kanë keqpërdorur detyrën zyrtare duke i mundësuar OE “TCN” nga Tirana, përfitim të kundërligjshëm.

Me këto veprime të pandehurit B.N. dhe D.M, kanë kryer veprën penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’, nga neni 422 paragrafi 2 lidhur me nenin 81 dhe 31 të Kodit nr. 04/L-082 Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), transmeton Telegrafi.

Exit mobile version