Site icon Telegrafi

Aktakuzë kundër dy ish zyrtarëve të lartë të Qeverisë për keqpërdorim të pozitës

Foto: Arkiv

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër dy personave zyrtarë V.K. dhe E.Sh, ish zyrtarë të lartë të Qeverisë së Kosovës, për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Kështu bëhet e ditur në njoftimin për media të Prokurorisë Speciale.

“Në mbështetje të nenit 62 të Kodit penal, PSRK ka propozuar që krahas dënimit kryesor, të pandehurve t’u shqiptohet edhe dënimi plotësues: Ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version