Site icon Telegrafi

Aktakuzë kundër 46 personave për vepra penale që ndërlidhen me krim të organizuar

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë, pranë Departamentit për Krime të Rënda të Gjykatës Themelore në Mitrovicë, kundër 46 të pandehurve, për vepra penale kundër ekonomisë dhe detyrës zyrtare që ndërlidhen me krim te organizuar, si dhe për njërin nga të pandehurit vetëm në drejtim të veprës penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Të akuzuarit janë: A.I. A.S. A.I. SH.I. L.B. A.R. R.S. G.T. Z.S. SH.S. B.R. I.B. B. B. M.Q. N.Z. N.Z. S.S. N.B. B. A. K.A. I.Z. A.I. D.K. A.H. A.RR. R.K. A.S. H.J. R.M. M.I. M.S. R.RR. L.K. A.RR. A.XH. A.K. F.K. V.T. M.B. R.B. R.K. E.K. R.M. H.R. Z.I. dhe XH.I.

Ata dyshohet se gjatë periudhës kohore janar 2015 deri më 22 mars 2016 me dashje dhe me dijeni, e me qëllim që ky grup të kryejë vepra penale që janë të dënueshme me burgim, së paku katër vite, aktivisht kanë marrë pjesë në veprimtarinë kriminale të grupit, duke vepruar me dashje direkte, si pjesë e grupit të organizuar dhe si bashkim i strukturuar, për të përfitime.

Ata kanë arritur në mënyrë të sofistikuar të organizojnë tri skema të punës, apo më saktë: import të kundërligjshëm përmes mos deklarimit apo deklarimit të pasaktë të mallrave të llojit cigare dhe kontrabandimit të tyre, kontrabandim të produkteve farmaceutike dhe stimuluesit seksualë.

Përmes shmangieve nga tatimet e brendshme, në bazë të së cilave kanë realizuar të ardhura të konsiderueshme, në mënyrë të kundërligjshme, që rezultojnë me shmangie të përgjithshme doganore prej 1,666,842.07 euro dhe njëkohësisht duke iu shmangur obligimeve tatimore gjithsej në shumë 763,778.09 euro, që rezultojnë me shmangie të përgjithshme doganore dhe tatimore në shumën 2,430,620.16 euro

Exit mobile version