Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë pas gati një viti pas sulmit në Banjskë për 45 persona, në krye me ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radoiçiq, ku i vrarë mbeti rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.
Por, ku është Radojiçiqi sot?
Sipas dëshmitarëve shumica absolute e pjesëtarëve të grupit qëndrojnë në Serbi dhe punojnë për Ushtrinë e Serbisë.
Një tjetër dëshmitar, që po kalonte afër kufirit Kosovë-Serbi, kishte parë 15 persona me uniforma të gjelbra, të lagur dhe aty priteshin nga gratë dhe anëtarët e tjerë të familjes. Afër kishte vërejtur edhe veturat që përdoreshin nga organizata “Mbrojtja Civile”.
I njëjti dëshmitar kallëzon se personat punojnë në Ushtrinë e Serbisë dhe tash 99% e tyre qëndrojnë në Kopaonik, ndërsa Radoiçiqi ka ikur në Rusi, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Pas sulmit në ku mbeti i vrarë rreshteri, grupi i Radoiçiqit u strehua në hotelin e Banjskës.
Dëshmitari i Prokurorisë tregon sa paguheshin anëtarët e grupit të Radoiçiqit.
Babai i 27-vjeçarit të akuzuar, Vladan Iliq, pranon një telefonatë nga djali i tij ku i thotë se ka nevojë të largohet nga hoteli i Banjskës.
Më vonë, babai kupton se djali i tij ka ecur në këmbë për 4 orë e gjysmë dhe ka dalë në Serbi.