Për shkak të ankimit të avokatëve në rastin “Arka”, lëndën akoma nuk e ka vlerësuar Këshilli për vlerësim të aktakuzës pranë Gjykatës Penale. Avokatët e mbrojtjes kanë dorëzuar ankesë kundër aktakuzës së PSP-së për lëndën e keqpërdorimit të parave për blerje të softuerit nga jashtë për nevojat e Drejtorisë së pestë.
Për këtë rast, në fazë të vlerësimit të aktakuzës, për çështjet e proceseve kanë vendosur edhe gjykatësit nga Gjykata e Apelit. Vendimi i Apelit të Shkupit pas ankimimit të avokatëve të mbrojtjes është sjellë, ndërsa aktakuza është kthyer për vlerësim te këshilli tre anëtarësh në Gjykatën Penale.
“Lënda për të cilën pyesni është në veprim përkatës para Këshillit për vlerësim të aktakuzës dhe pas vendimit të marrë palët në procesin gjyqësor do të informohen”, thonë për ‘Makfaks’ nga Gjykata Penale.
PSP-ja për këtë lëndë publikoi se ka dëshmi me përmbajtje prej 14 faqesh, por edhe dëshmitarë. Në këtë lëndë të akuzuar janë ish drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov, ish shefi i Drejtorisë së pestë, Goran Grujevski i cili ndodhet në paraburgim në Greqi dhe pritet ekstradimi, ish shefi i kabinetit të Mijallkovit, Toni Jakimovski dhe ndihmës-ministër në MPB dhe ish anëtar në Komitetin drejtues të Telekomit, Nebojsha Stankoviq, se kanë keqpërdorur mjete financiare të shtetit të parapara për furnizime publike për pasurim personal./Telegrafi/