Site icon Telegrafi

Aktakuza Aganit ia prishi pak lumturinë!

Disa orë pasi është ngritur aktakuzë ndaj tij, ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, ka mbajtur fjalim në një organizim për lumturinë.

Në ngjarjen “Eudaimoia”, të organizuar në Shkollën Amerikane të Kosovës – ASK, ai ka folur në cilësinë e psikiatrit, ndërsa ka komentuar edhe lajmin për aktakuzën ndaj tij.

“Ky lajm që doli para rreth dy orësh, më prishi pak lumturinë”, ishin fjalët e para që u drejtoi nxënësve, të cilëve u shpjegoi edhe mënyrën se si ta rikthejë lumturinë kur ajo shndërrohet në ankth.

Ai potencoi se akuzat e Prokurorisë së Shtetit ndaj tij “janë të paqëndrueshme”.

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës, Prokuroria ka ngritur sot aktakuzë kundër 64 të pandehurve, në krye me ministrin Ferid Agani. Agani dhe Gani Shabani – sekretar i përhershëm në Ministrinë e Shëndetësisë – janë akuzuar për veprën penale: Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar. /Insajderi/

Exit mobile version