Siç është paralajmëruar edhe më parë që emisioni “Dogana” do të përmbajë kontrolle, vëzhgime, aksione të ndryshme që ndërmerren nga zyrtarët doganorë të Kosovës.
Sonte në episodin e parë do të mund të ndiqni kontrollin e ndërmarrë në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”. Siç dihet janë disa shuma monetare si dhe një sasi e mallit e cila duhet deklaruar, se sa udhëtarë kanë deklaruar dhe sa jo, çka do të ndodhë me ata të cilët nuk deklaruan, shikoni emisionin në vazhdim.
Emision që do të ju mbaj kureshtarë me ngjarjet e ndryshme që do ju sjell çdo javë.
Emisionin “Dogana” mund ta ndiqni çdo të martë duke filluar nga ora 20:30 në kanalin zyrtar të GjirafaVideo: epicmedia.gjirafa.com