Telegrafi

Aksioni i vështirë për shpëtimin e katërvjeçares së ngecur me qafë në rrethojën e ballkonit (Video)

Njësiti i zjarrfikësve, u munduan për më se gjysmë ore, që të largojnë një katërvjeçare, që kishte ngecur me qafë në rrethojën e ballkonit të një ndërtese në Guangdong të Kinës.

Kalimtarët e rastit e kanë lajmëruar shërbimin emergjent, kur panë fëmijën që kacavirrej përjashta katit të shtatë, transmeton Telegrafi.

Në anën tjetër, familjarët e saj mendonin se ajo po luante e qetë në ballkon, derisa nuk iu trokitën në derë zjarrfikësit.

Videoja e postuar më poshtë, tregon aksionin e mundimshëm të prerjes së shufrave metalike, në atë formë që të mos e lëndojnë vogëlushen.

Derisa në fillim ishte e qetë, vajza që mbahej prej një familjari që të mos binte, më vonë nisi të qante ngaqë nisi të frikësohej prej aparatit të zjarrfikësve. /Telegrafi/