Karavani qytetar “Ne vendosim”, dje performoi në qytetet e Tetovës dhe Kumanovës, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Performanca në Tetovë u mbajt para Qendrës për Kulturë me fillim në orën 14, të cilën e ndoqën qytetarët të cilët kaluan pranë, duke treguar interes për mesazhet që ata shprehnin, përmes gazetave, megafonit dhe flyerave.
“Ne vendosim”, ishte i pranishëm edhe tek rrugët e Kumanovës me kontakt direkt me qytetarët, të cilët kishin mundësi të njihen me numrin e dytë të revistës qytetare e cila mban emrin sikur aksioni./Telegrafi/