Site icon Telegrafi

Aksioni policor ”Pylli”, paditen penalisht 27 persona

Sektori i punëve të brendshme (SPB) në Shkup ka ngritur 26 padi penale për 27 persona fizik të Shkupit, të cilët dyshohen për kryerjen e 27 veprave penale, nga të cilat 25 janë për „kryerje të transportit publik pa licencë“ dhe nga një për „shkatërrim pyjesh“ dhe „vjedhje“, transmeton Telegrafi Maqedoni.

MPB-ja bën të ditur se në rastin e transportit pa licencë, të paditurit të cilët janë të moshës 23 deri 58 vjeç, janë të akuzuar si shoferë, të automjeteve transportuese. Ata kanë transportuar drunj, pa ndonjë licencë, ndërkaq për akuzat tjera të shkatërrimit të pyjeve dhe për vjedhje, janë akuzuar dy persona./Telegrafi/

Exit mobile version