Site icon Telegrafi

Aksioni policor në Strugë, kallëzim penal kundër 23 personave

Sot, Departamenti për Luftimin e Krimit të Organizuar dhe të Rënda në koordinim me Departamentin e Policisë Kriminale, Departamentin për Operacione Speciale të Policisë dhe Departamentin e Policisë së Strugës, nën udhëheqjen e një prokurori publik kompetent nga Prokuroria Themelore Publike për Prokurorinë Krimi i Organizuar dhe Korrupsioni, pas një hetimi disa mujor, ka kryer aksion të koordinuar policor, në të cilin është shkatërrua një grup shumë anëtarësh, i përbërë nga persona nga Struga, një person nga Ohri dhe një shtetas shqiptar (me banim në Strugë), i cili për një kohë të gjatë janë përfshirë në kryerjen e veprave penale nga sfera e tregtisë ilegale me drogë dhe armë, njoftoi zëdhënësi i MPB-së, Goce Andrevski.

“Duke vepruar sipas urdhrave për bastisje të banesave dhe objekteve tjera të lëshuara nga gjyqtari në procedurë paraprake, janë kryer bastisje në gjithsej 36 lokacione në Strugë, Ohër dhe në Burgun Shkup, me ç’rast 19 personave iu është hequr liria, ndërsa tre persona janë në kërkim dhe një person i mëparshëm ndodhet në burg.

Gjithsej 23 persona janë kallëzuar penalisht për vepra penale në fushën e tregtisë së paligjshme të drogave dhe armëve. Gjatë ndalimit dhe gjatë kontrolleve, në disa lokacione janë gjetur dhe sekuestruar armë, municione të kalibrave të ndryshëm, kokainë, marihuanë, para, motorë pasagjerësh, celularë dhe sende të tjera”, thonë nga Prokuroria./Telegrafi/

Lexo po ashtu Aksion policor në Strugë, ka edhe arrestime
Exit mobile version