Prokuroria themelore publike e Shkupit në bashkërendim me Ministrinë e Punëve të Brendshme kanë ndërmarrë një aksion të përbashkët në disa vendbanime në Maqedoni për të shkatërruar rrjete të organizuara kriminale për trafikimin e migrantëve.
Aksioni është kryer gjatë ditës së djeshme dhe është arritur që të shkatërrohet grupi më i madh i organizuar për trafikimin e migrantëve.
Gjithsej 23 persona kanë qenë cak i këtij aksioni, kurse vetëm ndaj 22 prej tyre tashmë ësht kërkuar që të procesohen paditë penale për treafikim të migrantëve. Nga ky grup, një anëtarë është i mitur, kurse katër të tjerë janë nga Shqipëria.
Për 12 persona është shqiptuar masa e paraburgimit 30 ditorë, kurse ndaj një tjetri është shqiptuar burgimi shtëpiak. 10 personat e tjerë janë në arrati./Telegrafi/