Telegrafi

Aksioni për ta shpëtuar një luan, që e mbyllën për ta përdorur si shënjestër nga gjuetarët (Video)

Luani Simba bredhë i lumtur nëpër një xhungul të Afrikës së Jugut, vetëm se jeta e tij nuk ka qenë kështu edhe para një javë.

Kafshën 11-vjeçare, e kishin grabitur nga ambienti i banimit, për ta dërguar në një zonë të mbyllur, ku do të përdorej për një veprimtari shumë negative, transmeton Telegrafi.

Atë e kishin vendsour në atë ahpësirë dhe e lanë për një kohë që ta mësonte terrenin, ndërsa më pas do përdorej nga gjuetarët si shënjestër.

Kur një grup mësoi se një gjuetar me eksperiencë kishte vendosur ta sfidonte vetën për ta qëlluar këtë luan, vendosën të kryejnë një aksion shpëtimi.

Ata shfrytëzuan rastin dhe e qëlluan Simban me qetësues, për ta marrë dhe dërguar te veterineri, që të dërgohej në xhungël dhe të bëjë jetën që meriton.

Mbajtja dhe shfrytëzimi i luanve dhe kafshëve tjera të egra, nga gjuetarët e pamëshirshëm që i qëllojnë nga afërsia, është ende e përhapur në atë regjion. /Telegrafi/