Site icon Telegrafi

Aksioni për ambient të pastër u realizua në gjitha komunat në Maqedoni

Aksioni për pastrimin e parqeve dhe rrugëve që dje u organizuar nga Bashkësia e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale, është realizuar në gjitha komuna e Maqedonisë.

Theks i veçantë në këtë aksion është vendosur në pastrimin e deponive të egra, largimin e mbeturinave komunale dhe largimin e mbeturinave nëpër rrugë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Edhe kryeministri Zoran Zaev ka mbështetur këtë aksion dhe vizitoi Komunën e Dojranit, ku së bashku me kryetarin Ango Angov mbollën drunj dhe lule.

Në Shkup i pastrua bulevardi “8 Shtatori”, “Ilinden”, deri tek rruga “Shkupi”./Telegrafi/

Exit mobile version