Site icon Telegrafi

Aksioni kundër strukturave paralele, Sveçla: Janë mbyllur tri komuna ilegale në Pejë, Klinë dhe Istog

Pas një koordinimi të ngushtë mes Policisë së Kosovës, Prokurorisë dhe Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, me urdhër të Prokurorisë, Policia sot ka zhvilluar një aksion në mbylljen e strukturave paralele të Serbisë që kanë operuar brenda Republikës së Kosovës.

Kështu tha ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Xhelal Sveçla përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.

Tutje Sveçla tha se me këtë rast në Gorazhdec është mbyllur komuna ilegale e Pejës, në Osojan komuna paralele e Istogut dhe në Videjë komuna paralele e Klinës.

Lexo po ashtu Aksioni kundër strukturave paralele në Pejë, arrestohen disa të dyshuar

“Mbesim të përkushtuar në fuqizim institucioneve të Republikës së Kosovës, në respektim të plotë të Kushtetutës sonë dhe unitaritetit të saj.

Koha e paligjshmërisë ka përfunduar dhe institucioni i vetëm i Serbisë brenda Republikës së Kosovës do të jetë ambasada e saj në Prishtinë”, ka shkruar Sveçla në Facebook. /Telegrafi/

Exit mobile version