Ministria e punëve të brendshme e ka cilësuar rastin e Kumanovës, si aksionin më të vështirë që nga formimi i njësisë për intervenime të shpejta ”Tigrat”, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Këto komente janë bërë në manifestimin e shënimit të ditë së policisë, që u mbajt sot në Shkup. Komandanti i kësaj njësie, Sllavço Petrushevski, rikujtoi se në luftimet në Kumanovë, vitin e kaluar, u vranë tetë specialistë.
Ndërkaq, Alsat-M bën të ditur se kryetari i partisë ”Dinjiteti”, Stojançe Angellov ka reaguar ndaj dekorimit të kryetarit Ivanov, për policët e vrarë më 9 dhe 10 maj të vitit të kaluar në Kumanovë. Angellov akuzoi kryetarin Ivanov se me vendimin e tij, i ka falur fajtorët kryesorë të kësaj ngjarje./Telegrafi/