Përgatitja e aksionit për arrestimin e dy personave në Prishtinë që kërkoheshin nga gjykata dhe më tej edhe realizimi i tij në terren, u shfaq në Rubrikën “Policia” të emisionit “Drejtësia në Kosovë” të premten.
Në fillim, njësiti i policisë që realizoi veprimet e arrestimit, u njoftua në një mbledhje lidhur me aksionin që do të ndërmerrte në dy vende të ndryshme në kryeqytet.
Pastaj policët u panë duke vrapuar me armë në duar për të arrestuar personat e kërkuar në ambientet e tyre familjare.
Aksioni përfundoi sipas planifikimit, ndërsa personat e kërkuar nga gjykata u arrestuan dhe u dërguan në stacionin policor.
Aksioni u zhvillua më 31 mars të këtij viti në Prishtinë.
Në Rubrikën “Policia” vazhdimisht shfaqen aksione të forcave të rendit kundër dukurive të ndryshme negative./Kallxo.com/
https://www.youtube.com/watch?v=IgHVIQvRdqQ