Kanë përfunduar tri sfidat e mbrëmshme në elitën e basketbollit amerikan NBA.
Los Angeles Lakers janë mposhtur në udhëtim te Memphis Grizzlies, derisa humbje ka pësuar edhe Philadelphia 76ers nga Utah Jazz.
Në ndeshjen e tretë, San Antonio Spurs ka mposhtur Denver Nuggets me 12 pikë epërsi, 123:111.
NBA ka zgjedhur pesë aksionet më të mira të mbrëmjes, ku ai numër një vije nga ndeshja Grizzlies – Lakers.
Jarrent Jackson dhe De’Anthony Melton bën dy ngulitje të njëpasnjëshme për ta fituar pozitën e parë në NBA Aciton top 5. /Telegrafi/