Maqedonia prej sot futet në fazën e portokalltë ku temperaturat do të arrijnë deri në 42 gradë celsius. Për mbrojtje nga këto temperatura të larta përgjegjësi kanë edhe institucionet shtetërore, të cilat duhet të ndërmarrin masa të caktuara, me qëllim që sa më lehtë të kalohen këto temperatura tropikale, njofton Telegrafi Maqedoni.
Më poshtë ju paraqesim disa veprime dhe masa që duhet të ndërmarrin institucionet shtetërore dhe kush janë përgjegjës për zbatimin e tyre:
Aksioni 1:
Komunikata të vazhdueshme përmes mediumeve publike për ndërgjegjësim.
Përgjegjës: Ministria e Shëndetësisë, Komisioni për ndjekjen e efekteve të temperaturave të larta pranë Ministrisë së Shëndetësisë, Qendra për shëndet publik, Drejtoria për punë hidrometeorologjike.
Aksioni 2:
Veprim sipas planeve specifike për kushte të jashtëzakonshme nga çdo institucion shëndetësor, institucion publik dhe institucion arsimor.
Përgjegjës: Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, Ministria e Arsimit, Qendra për menaxhim me kriza, Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim.
Aksioni 3:
Zbatim i masave për mbrojtje të personave që ekspozohen në vende të nxehta në vendin e punës.
Përgjegjës: Ministria e Shëndetësisë, Qendra për menaxhim me kriza, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, Instituti i mjekësisë në punë, zyrtarët e mjekësisë së punës.
Aksioni 4: Marrja e masave të veçanta nga ana e zyrtarëve social në lidhje me mbrojtjen e personave të pambrojtur, me qëllim që t’u sigurohet kujdes adekuat.
Përgjegjës: Kryqi i Kuq, Vetëqeverisja lokale, MPPS, Instituti për shëndet publik.
Aksioni 5:
Rekomandime për shfrytëzimin e qendrave publike me klilmatizim nga ana e grupacioneve të pambrojtura.
Përgjegjës: Ministria e Shëndetësisë, MPPS, Qendra për punë Sociale.
Aksioni 6:
Forcimi i linjave telefonike informative, me qëllim të sigurohet informim i vazhdueshëm dhe këshillim për qytetarët.
Përgjegjës: Kryqi i Kuq
Aksioni 7: Distribuimi i ujit të pijshëm në gjitha vendet.
Përgjegjës: Kryqi i Kuq
Aksioni 8: Propozimi i masave shtesë për rishikim nga ana e Qeverisë në lidhje me orarin e punës, për sektorë të caktuar ku nuk prishet procesi i prodhimtarisë në kontekst të mbrojtes së shëndetit të qytetarëve.
Përgjegjës: Ministria e Shëndetësisë, Qeveria e Maqedonisë./Telegrafi/