Punëtoret e Trepçës mund t’i shesin aksionet vetëm në tregun sekondar, por assesi t’ua shesin shteteve.
Madje, aksionarët nuk mund të aprovojnë statutin e tyre nëse paraprakisht Kuvendi nuk i aprovon.
Kështu ka thënë për Tribuna Channel, kryetari i Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Muhamet Mustafa.
Sipas tij, Qeveria e Serbisë nuk ka mundësi që t’i blejë aksionet e punëtorëve serb në këtë kombinat pasi që Kuvendi i Kosovës i ka të gjitha instrumentet që të pengojë një infiltrim të këtij shteti.