Site icon Telegrafi

Aksionet e Nintendos rriten me 5 për qind pasi loja e re “Splatoon 3” arriti rekordin e shitjeve në Japoni

Aksionet e Nintendo u rritën 5 për qind të martën pasi gjiganti japonez i lojërave tha se “titulli” i tij i ri tejkaloi një rekord të shitjeve brenda vendit.

Kompania tha se shitjet e Splatoon 3 në Japoni tejkaluan 3.45 milionë njësi – një rekord vendas për çdo softuer Nintendo Switch brenda tre ditëve të para të shitjeve, transmeton Telegrafi.

E lansuar më 9 shtator, loja aksion-qitje ishte një nga “titujt” e shumëpritur në linjën e Nintendo këtë vit.

Ky sukses lehtësoi frikën për një ngadalësim të industrisë pas një ‘shpërthimi’ të nxitur nga pandemia që i pa njerëzit të kalonin më shumë kohë në shtëpi duke luajtur.

Investitorët janë gjithashtu të shqetësuar për ndikimin e një recesioni të mundshëm në tregun e video-lojërave.

Gjigantët e lojërave Nintendo, Microsoft dhe Sony panë të gjithë rezultate zhgënjyese në tremujorin e dytë. /Telegrafi/

Exit mobile version