Aksionet e Nvidia ranë në Wall Street pavarësisht se gjiganti i çipeve të Inteligjencës Artificiale (AI) kaloi pritshmëritë pas më shumë se dyfishimit të shitjeve.
Nvidia njoftoi të ardhura rekord prej 30 miliardë dollarësh gjatë një periudhe tre mujore, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Kompania ka qenë një nga përfituesit më të mëdhenj të bumit të inteligjencës artificiale, me vlerën e saj të tregut të aksioneve që rritet në më shumë se 3 trilionë dollarë.
Por ndërsa analistët janë mësuar që Nvidia të prodhojë rritje “spektakolare” të shitjeve, rezultatet e fundit tregojnë se “shkalla e rritjes kishte filluar të ngadalësohej”, tha Simon French, kreu i kërkimit në Panmure Liberum.
Analistët kishin parashikuar rritje të shitjeve prej 28.7 miliardë dollarësh për tre muajt deri më 28 korrik.
Nvidia e kaloi këtë me të ardhura në rritje me 122% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Por çmimi i aksionit të Nvidia ra me 6% në tregtimin pas orarit të punës në Nju Jork. /Telegrafi/