Ka qenë një tjetër vit i suksesshëm për Amazon, ku çmimi i aksioneve është rritur mbi 70 për qind.
Nëntori është tradicionalisht muaji më i mirë për rritjen e çmimeve të aksioneve.
E “Premtja e Zezë” – 24 Nëntori shënon ditën e parë zyrtare të shitjeve për festat e fundvitit.
Çmimi i aksioneve të kompanisë është rritur 22.7 për qind vetëm në muajin e kaluar, pasi shitësit me pakicë përpiqen të përfitojnë sa më shumë nga zbritjet përpara sezonit të blerjeve.
Vitin e kaluar, Amazon arriti një shitje rekord prej 9.12 miliardë dollarësh në atë ditë. Në fakt, shitjet e Amazon përbëjnë 21 për qind të të gjitha shitjeve të së “Premtes së Zezë”. /Telegrafi/