Site icon Telegrafi

Aksionerët e Juventusit kritika ndaj Agnellit dhe Nedvedit për shitjen e Ronaldos dhe Romeros, ndërsa mbështetën ata për Superligën Evropiane

Aksionerët e Juventusit i kanë kritikuar drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” për shitjet e Cristian Romero dhe Cristiano Ronaldos, ndërsa kanë mbështetur projektin e ‘domosdoshëm’ të Superligës Evropiane.

Presidenti Andrea Agnelli e nisi konferencën për shtyp duke konfirmuar zëvendëspresidentin Pavel Nedved dhe emërimin si CEO të Maurizio Arrivabene.

“Bordi i Drejtorëve sapo ka caktuar zyrat dhe kompetenca: përveç konfirmimit të presidentit dhe zëvendëspresidentit, i cili nderon Pavel Nedvedin dhe mua, Bordi ka emëruar Maurizio Arrivabene si CEO”, ka thënë ai.

Aksionerët e klubit janë bashkuar me presidentin Andrea Agnelli në betejën për Superligën Evropiane.

Giorgio Foletti nënvizoi se “reforma jo vetëm që është e përshtatshme, por është e nevojshme”, duke vënë në dukje paratë që fiton futbolli amerikan, duke nënvizuar mungesën e burimeve financiare në futbollin evropian.

Në anën tjetër Andrea Danubi, kërkoi mbrojtje nga Agnelli, kur presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin dhe drejtuesi i Napolit, Aurelio De Laurentiis akuzojnë klubin.

I fundit që foli nga aksionerët ishte Luca Riviora, që shtoi se Superliga do të sillte të ardhurat e nevojshme për klubet më të mëdha dhe do të garantojë një shfaqje më të madhe të futbollit.

Aksionerët e Bianconerëve i kanë kërkuar drejtuesve që të vazhdojë luftën kundër sistemit, me Juventusin, Real Madridin dhe Barcelonën që aktualisht po ndërmarrin veprime ligjore kundër UEFA-s dhe FIFA-s.

Aksionerët pastaj kishin kritika ndaj drejtuesve sportivë, sidomos për ndryshimet e shpeshta të trajnerëve, pasi në tre sezone, ka pasur tre të tillë.

Përveç trajnerit, shitjet e Cristiano Ronaldos dhe mbi të gjitha të Cristian Romeros, ishin ankesat më të mëdha nga aksionerët.

“Ai u ble për 20 milionë euro, u shit te Atalanta për më pak, e cila më pas ia shiti [ish-drejtorit të Juventusit] Paraticit, te Tottenham”, ka thënë njëri nga aksionerët. /Telegrafi/

Exit mobile version