Site icon Telegrafi

Aksione policore në Pollog, arrestohen disa shpërndarës të drogës

Foto: Arkiv

Zyrtarët e SPB Tetovë dje dhe sot në mëngjes kanë realizuar tre aksione kontrolluese kundër tregtisë dhe posedimit joligjor të lëndëve narkotike në rajonin e Pollogut, me çka kanë arrestuar katër persona dhe është konfiskuar një sasi e madhe e kokainës.

Policia në rrugën “Zllate Damjanovski” në Gostivar pardje rreth orës 22:00 kanë arrestuar A.M (37) nga Shkupi dhe A.J (46), tek të cilët është gjetur një qese me kokainë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Mëngjesin e sotëm rreth orës 01:00 në rrugën ’29 Nëntori’ në Tetovë është arrestuar J.S (48) dhe 34-vjeçarja V.T, të dy nga Tetova. Gjatë arrestimit të tyre, V.T ka hudhur poshtë një qese me kokainë, të cilën e ka poseduar”, thonë nga MPB.

Gjithashtu gjatë ditës së djeshme në orën 16:40 në fshatin Sllatinë në shtëpinë e 51-vjeçarit B.H është gjetur 30 deri 50 rrënjë, që besohet të jetë marihuanë./Telegrafi/

Exit mobile version