Telegrafi

Aksione, ngulitje dhe spektakël: Këto janë Top 10 aksionet e mbrëmshme në NBA (Video)

Mbrëmë janë zhvilluar tetë ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë.

Befasinë e xhiros e ka shkaktuar Denver Nuggets, i cili triumfoi kundër kampionit Cleveland Cavaliers me rezultat 126:113.

Edhe në ndeshjet e tjera të NBA-s pati aksione të shpejta dhe spektakël si çdo herë, transmeton Telegrafi.

Tashmë zyrtarët e kësaj lige kanë përzgjedhur top dhjetë aksionet më të mira, të cilat mund t’i shihni në një video të mëposhtme.

Lexo po ashtu Kjo nuk ka ndodhur asnjëherë në histori të NBA-s, Westbrook arrin edhe një rekord (Video)

Gjithashtu vlen të theksohet edhe paraqitja fantastike e Russell Westbrook me Oklahoma city Thunders, ku realizoi edhe një ‘triple-double’. Këtë të fundit e bëri për të 35 herë këtë sezon në saje të 18 pikëve, 14 asistimeve dhe 11 kërcimeve. /Telegrafi/