Site icon Telegrafi

Aksione në Stamboll në kërkim të xhihadistëve të ISIS-it

Polica turke ka kryer disa aksione në Stamboll duke kërkuar për të dyshuar që janë anëtarë të ISIS-it, për të cilët autoritetet besojnë se janë përgjegjës për sulmin në aeroportin “Ataturk” në Stamboll.

Mediat turke bëjnë të ditur se aksionet janë kryer në disa vende në tri lagje të qytetit, por deri më tani nuk dihet nëse dikush është arrestuar.

Po ashtu nuk është e qartë nëse këto aksione kanë lidhje me sulmet në aeroport, transmeton Asociated Press.

Më herët mediat në Turqi kanë bërë të ditur se forcat e sigurisë kanë vrarë në kufi me Sirinë dy të dyshuar se janë anëtarë të ISIS-it.

televizionit turk NTV ka bërë të ditur se njëri nga të vrarët ka qenë i kërkuar në Turqi se ka planifikuar sulme vetëvrasëse në Ankara dhe Adana.

 

Exit mobile version