Katër iniciativat për krijimin e Grupeve Lokale për Aksion të krijuara në përputhje me EU LEADER do të promovohet sot, si pjesë e projektit të USAID-it për përshtatjen e bujqësisë ndaj ndryshimeve klimatike, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Këto privat – partneritete publike përfshijnë partnerë nga sektori publik, privat dhe civil në 17 komuna nga Lindja dhe rajoni Juglindor.
Fjalime në këtë ngjarje do të mbajnë Drejtori i Misionit të USAID-it James Stein, Drejtori i USAID-it për ndryshime klimatike, Petar Georgievski, si dhe përfaqësues të Lindjes dhe rajonit Juglindor, dhe të katër iniciativat për aksione grupore lokale.
Projekti i USADI-it për përshtatje të bujqësisë ndaj ndryshimeve klimatike zbatohet nga Rrjeti për Zhvillim Rural i Republikës së Maqedonisë i USAID-it.
Aktivitetet janë realizuar në 21 komuna në këto rajone, duke përfshirë përfaqësues të publikut, shoqërisë civile dhe sektorit të biznesit. /Telegrafi/