Site icon Telegrafi

Aksionarët e Monego-s: Administratori i caktuar nga BQK duhet të hapë menjëherë degët e kompanisë

Aksionarët e institucionit financiar jo bankar Monego, i bëjnë thirrje administratorit të përcaktuar që menjëherë të hap degët e kompanisë për të shërbyer kreditë e dhëna. Pezullimi i degëve nënkupton që klientët nuk janë në gjendje të përmbushin detyrimet e tyre të kredisë, duke shkelur kështu kontratat e tyre.

Vendimi i administratorit për të pezulluar degët, krijon gjithashtu një pasiguri pune për 250 punonjësit e kompanisë, të cilët janë në mënyrë kritike të nevojshëm për të shërbyer portfolion ekzistues të kredisë.

Monego aktualisht punëson 250 persona në të gjithë rajonin e Kosovës, mosha mesatare e të punësuarve të kompanisë është 25 vjet.

Me qëllim që këta njerëz të mos humbasin punën e tyre, aksionarët e kompanisë po i bëjnë thirrje administratorit të ri-hapë kompaninë veçanërisht duke pasur parasysh shkallën e papunësisë së vendit prej 30 për qind dhe shkallën e papunësisë tek të rinjtë prej 50 për qind.

Siç është raportuar të premten [6 dhjetor], Banka Qendrore e Kosovës vendosi të revokojë licencën për kompaninë që lëshon kredi konsumuese Monego, duke emëruar një administrator të Bankës Qendrore. Aksionarët e kompanisë do të përdorin të gjitha mjetet ligjore për të mbrojtur të drejtat e tyre.

Lexo po ashtu Aksionari i MONEGO-s: Heqja e licencës është një veprim i paligjshëm, do t'i drejtohemi gjykatës   

Aksionarët e kompanisë besojnë se procedura për emërimin e administratorit ishte një shkelje e ligjit, sepse administratori filloi punën përpara se kompania ose aksionarët e saj të merrnin informacione zyrtare për vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës.

Shpejtësia me të cilën u vendos administratori ngre shqetësime në lidhje me përpjekjen për të vjedhur pasuritë e kompanisë dhe ky është një vendim i motivuar politikisht.

Exit mobile version