Site icon Telegrafi

Aksion vjeshtor për pastrimin e komunave të Shkupit, do të fshihen edhe grafitet me gjuhë të urrejtjes

Me rastin e Ditës Botërore të Pastrimit (21 shtatori), NP “Higjiena Komunale” – Shkup dhe Bashkia e Shkupit organizojnë aksion masiv për pastrim të përgjithshëm të të gjitha komunave të Shkupit.

Në suaza të aksionit do të hiqen edhe grafitet me përmbajtje fyese, që promovojnë gjuhë të urrejtjes, të intolerancës fetare dhe etnike.

Siç informojnë nga ndërmarrja “Higjiena Komunale”, gjatë periudhës nga data 21 e deri më 24 shtator, në secilën komunë do të vendosen enë të veçanta në të cilat qytetarët do të mund t’i hedhin mbetjet e vëllimshme – mobiliet e vjetra dhe mbetjet elektrike dhe elektronike.

Exit mobile version