Lëvizja Studentore për Barazi Studim Kritikë Veprim (SKV), së bashku me grupe dhe organizata të ndryshme, sot marshuam për 1 Majin, ditën e punëtorëve.
Përgjatë marshit protestuesit u ndalën tek Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, duke vazhduar te BSPK-ja në drejtim të qeverisë.
Aktivistë të SKV-së përmes një instalacioni shprehën gjendjen tejet shqetësuese me vdekjen e punëtorëve, seç herë e në rritje nga firma të ndryshne ndërtimore dhe jo vetëm, prcjell Telegrafi.
Përballë qeverisë u vendosën 31 helmeta për 31 punëtorë që gjetën vdekjen në vendin e punës e të cilat nga institucionet trajtohen si aksidente të zakonshme.
“Kur aktivistët, punëtorët përmes një aksioni simbolik duan të shpërfaqin këtë gjendje alarmante, Komuna e Prishtinës me arrogancë e ndalon një aktivitet të tillë”, thuhet në njoftim.
“Komuna e Prishtinës si dhe shefat e shefave duhet ta kuptojnë që të drejtat e punëtorëve, studentëve dhe qytetarëve të Republikës janë shumë më të fuqishme se interesat meskine të pushtetarëve dhe grykësve oligarkë”.
“Jeta e punëtorëve është e shtrenjtë. Papërgjegjësitë institucionale do të përballen me vullnetin popullor, kundër shtypjes, kundër pabarazisë”, thuhet në njoftimin e SKV. /Telegrafi/