Site icon Telegrafi

Aksion shkollor për grumbullimin e baterive të pashfrytëzueshme

Në 25 shkolla fillore të 11 komunave të vendit do të bëhet grumbullimi i baterive të ndryshme të cilat janë të pashfrytëzueshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Aksioni do të zgjatë deri në nëntor, kurse përfshihen Manastiri, Kumanova, Ohri, Gazi Baba, Strumica, Bosileva, Kriva Pallanka, Rankovci, Debarca, Vasileva dhe Novo Sella.

Sipas AIM-së, qëllimi i projektit është nxitja për prirje të mira te fëmijët që në moshë të re dhe të ulet sasia e bateriave të pashfrytëzueshme në mjedisin jetësor./Telegrafi/

Exit mobile version