Qytetarët e Manastirit edhe sonte me aktivitete të pazakontë e shprehën pakënaqësinë e tyre ndaj kryetarit të komunës, Vladimir Taleski, i akuzuar në rastin „Transportuesi”, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Ata sonte e ftuan Taleskin që në shatërvanin e sheshit ti lajë mëkatet e bëra.
Ndërsa nesër është paralajmëruar protesta e “Revolucionit Laraman” në qytetin e Shtipit. Siç kanë bërë të ditur përmes rrjetit social Facebook, ata nesër do të protestojnë para ndërtesës së Gjykatës themelore.
Ngjarja do të fillojë në ora 19, ndërsa në të pritet të flasin Svetlana Laskova dhe Goran Trajkov./Telegrafi/