Asociacioni për mjedis të pastër jetësor ‘Hajde Maqedoni’ sot organizon aksion promovues për pastrim të Matkës, si paralajmërim për aksion nacional për pastrim, që do të mbahet të shtunën në 15 lokacione në 50 komuna nëpër Maqedoni, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Me këtë Maqedonia kyçet në aksionin global ‘Let do it world’, e mbështetur nga Parlamenti evropian dhe i zbatuar në 127 vende në vitin 2017. /Telegrafi/