Gjatë kontrolleve të çrregullta të kryera këtë fundjavë nga ana e Stacionit policor për siguri në komunikacion në Ohër janë evidentuar tetë vozitës të cilët e kanë tejkaluar shpejtësinë e lejuar të lëvzijes në vendbanime dhe jashtë tyre, me shkelje të kufizimit të shpejtësisë për 10 deri më 50 kilometra në orë.
Krahas tyre, janë regjistruar katër automjete të parkuara në mënyrë të ndaluar dhe tetë shkelje të rregullave të komunkacionit nga ana e çiklistëve dhe motoçiklistëve.
Kundër personave që kanë bërë shkeljen e rregullave të komunikacionit janë ndërmarrë masat e nevojshme, ku shtatë prej tyre janë dënuar me gjobë, dy me paralajmërim me shkrim, ndërsa katër prej tyre janë ftuar në edukim plotësues për komunikacion./Telegrafi/