Telegrafi

Aksion policor në Tetovë, arrestohen tre persona

SPB Tetovë njofton se dje ka kryer aksion policor në rrethinën e Tetovës me çka kanë arrestuar tre persona

“Mbrëmë (24/25 tetor) nga ora 23:35 deri në ora 01:20, zyrtarët policorë të MPB-së në bashkëpunim me zyrtarët policorë të SPB- Tetovë dhe Inspektoratin Shtetëror të Punës kanë kryer kontroll aksion në një objekt hotelierik në Zherovjan të Tetovës në pronësi të X.A. (33) nga Bogovina e Tetovës.

Gjatë kontrollit është privuar nga liria G.B. (52) nga Kroacia për shkak se i është gjetur kokainë, gjithashtu janë ndaluar dhe arrestuar për shkak të punësimit të paligjshëm 20-vjeçarja P.O. nga Ukraina dhe 29-vjeçarja J.Xh. nga Serbia. Të tre personat janë ndaluar në Stacionin Policor Tetovë për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë./Telegrafi/