Gjatë një aksioni policor që mbrëmjen e kaluar rreth orës 1 pas mesnate janë kryer në dy objekte hotelierike në rajonin e Tetovës janë zënë në flagrancë mbrëmë katër shtetase të huaja dhe shtatë të Maqedonisë , informoi zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski.
Sipas të dhënave të tij, kontrollet kanë qenë me qëllim të zbulimit të shtetaseve të huaja, të cilat e kanë keqpërdorur qëndrimin e tyre turistik në Maqedoni, si dhe persona të cilët kërkohen.
Në objektin hotelierik në Bogovinë, pronë e N.Sh. (33) nga ky fshat i Tetovës, policia ka zënë tre shtetase të Shqipërisë dhe një shtetase të Kosovës, si dhe katër femra nga vendi të moshës prej 22 deri më 36 vjeçare, të cilat në objekt janë angazhuar si këngëtare dhe vallëzuese.
“Personat e zëna në flagrancë dhe pronari N.Sh. janë arrestuar në SPB Tetovë dhe më pas shtetaset e huaja janë mbajtur dhe dorëzuar në Sektorin për krim tejkufitar, emigracion, të huaj dhe riatdhesim për procedurë të mëtutjeshme”, tha Josifovski.
Në objektin tjetër të kontrolluar që ndodhet në rrugën për në Bërvenicë nuk janë zënë shtetase të huaja, por vetëm, tre shtetase të Maqedonisë./Telegrafi/