Telegrafi

Aksion policor në Manastir, arrestohen 11 persona – konfiskohen drogë, armë dhe para

MPB Maqedoni informon se sot në periudhën nga ora 05:50 deri në ora 13:30 në zonën e Manastirit, Policia kriminale e SPB Manastir ka kryer 11 bastisje të banesave dhe lokaleve tjera për shkak të dyshimit për vepër penale, gjatë së cilës u gjetën dhe u konfiskuan marihuanë, një peshore dixhitale, një grimcues, lëndë pluhuri, sende me gjurmë të lëndës pluhur, dy armë, pesë fishekë dhe mbi 20 mijë euro.

“Gjatë këtij aksioni janë arrestuar B.P.(40), I.J.(42), V.M.(23), N.K.(43), G.B.(35), B.I.(31), K.T.(47), H.G.(28), R.M.(20), I.K.(22), V.K.(31) të gjithë nga Manastiri”.

“Pas dokumentimit të rasteve do të dorëzohen raportet përkatëse”, thonë nga MPB Maqedoni./Telegrafi/