Site icon Telegrafi

Aksion policor në Kumanovë (Video)

MPB ka bastisur shtëpinë e drejtorit të policisë në Kumanovë, Stojançe Veliçkoviç. Shtëpia e tij, është e rrethuar nga policët e MPB-së, ndërsa brenda kontroll kanë kryer organet hetuese, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Bëhet fjalë për bastisje në shtëpinë e shefit të policisë të këtij qyteti, Stojançe Veliçkoviq, të cilit i janë marrë dokumente zyrtare.

Këtë aksion e ka bërë MPB me urdhër të Prokurorisë Themelore në Kumanovë.

Dyshohet se Veliçkoviq është përfshirë në krim lidhur me zgjedhjet që u mbajtën ditën e dielë./Telegrafi/

Veliçkoviq pas aksionit ka thënë ”Kanë ardhë këtu për të më frikësuar por shteti do të lirohet nga dora e kriminelëve.”

Exit mobile version