Në orët e hershme të mëngjesit në Kumanovë gjatë një aksioni policorë janë arrestuar 3 persona. Bëhet fjalë për tre të rinj, me dyshim se janë të lidhur me terrorizmin.
Sipas të dhënave të para, personat kane qenë më parë në burgjet e Sirisë.
Alsat mëson se nga operacionet e bastisjes, tek të tre personat janë gjetur armatime.
Po ashtu, bastisje edhe në një lokacion në Shkup, te një person që besohet se mbante lidhje me grupin më fjalë.