Agjencia e lajmeve Makfax bën të ditur se një aksion policor është realizuar në mëngjesin e hershëm të ditës së sotme në komunën e Haraçinës.
Jënë vërejtur automjete të blinduara policore në Haraçinë, por nuk ka ndonjë njoftim zyrtar për të arrestuar të mundshëm.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme është konfirmuar se në Haraçinë është kryer një kontroll policor dhe se bëhet fjalë për gjetje të të dyshuarve që trafikojnë migrantë.
Bëhet e ditur se të dhëna zyrtare rreth mbarvajtjes së këtij aksioni do të jepen gjatë ditës./Telegrafi/