Telegrafi

Aksion policor kundër lojërave, bastisen dhjetë lokale në Ferizaj

Foto ilustrim

Një aksion policor është duke u zhvilluar në rajonin e Ferizajt kundër lojërave të fatit të cilat po zhvillohen në mënyrë të kundërligjshme.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Mehmetali Hajdini, në një deklaratë dhënë Telegrafit ka thënë se aksioni është duke u zhvilluar në dhjetë lokale.

“Kemi prova materiale se në dhjetë lokale në Ferizaj është duke u zhvilluar veprimtari e kundërligjshme e lojërave të fatit. Policia është duke zhvilluar aksionin në këto lokale. Aksioni ende nuk ka përfunduar. Ndërsa nuk dihet njëherë për të arrestuarit”, ka thënë ai.

Kujtojmë se Qeveria e Republikës së Kosovës gjatë këtij viti mori një vendim për ndalimin e lojërave të fatit për 10 vitet e ardhshme./Telegrafi/