Me urdhër të Prokurorisë për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin, sot në mëngjes janë arrestuar pesë të punësuar në Komunën e Tetovës. Ndërsa Departamenti për Krim të Organizuar në MPB e kërkon edhe anëtarin e Këshillit Gjyqësor Zoran Teofilovski.
Siç tha prokurorja Villma Ruskovska për “sdk.mk”, arrestimet janë bërë për shkak të legalizimit joligjor dhe privatizimit të tokave shtetërore.
“Është e saktë se sot në mëngjes janë arrestuar pesë persona nga Komuna e Tetovës, ndërsa një persona ende kërkohet nga policia. Bëhet fjalë për legalizim joligjor dhe për privatizim të një toke atraktive”, tha Ruskovska.
Prokuroria parahetimet i ka bërë për rreth një vjet.
Jozyrtarisht mësohet se bëhet fjalë për privatizimin e një toke atraktive shtetërore, si dhe legalizimin në lidhje me ish-shoqatën e tenisit “Luboten” në Tetovë, kryetar i së cilës ka qenë anëtari i Këshillit Gjyqësor, Zoran Teofilovski./Telegrafi/