Site icon Telegrafi

Arrestohet referentja e Gjykatës Supreme

(E plotësuar)- Zyra për media e Gjykatës Supreme ka sqaruar se policia në aksionin e sotëm nuk ka arrestuar administratoren e kësaj Gjykate por referenten.

“Sot Policia e Kosovës ka kryer një bastisje dhe arrestim të referentes së Gjykatës Supreme, B.H., nën dyshimin për shpërdorim të detyrës zyrtare. Sqarojmë opinionin se nuk bëhet fjalë për administratoren e Gjykatës Supreme, siç kanë aluduar disa media”, thuhet në një komunikatë për media nga Gjykata Supreme./Telegrafi/

Aksion i policisë në rajonin e Prishtinës

Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, Policia e Kosovës ka ndërmarr një aksion në dy lokacione në rajonin e Prishtinës.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Baki Kelani.

“Drejtoria për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit në kuadër të Policisë së Kosovës është duke realizuar një operacion policor në funksion të zbatimit të urdhëresës së Gjykatës Themelore, me ç’rast janë duke u kryer bastisje ne dy lokacione në Rajonin e Prishtinës”, ka thënë Kelani.

Ai nuk ka dhënë detaje tjera se a ka të bëjë ky aksion lidhur me administratoren e Gjykatës Supreme, e cila dyshohet për shpërdorim detyre./Telegrafi/

Exit mobile version