Telegrafi

Aksion i policisë në Brezovicë

Ilustrim

Që në orët e para të mëngjesit të sotëm Policia e Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, janë duke zhvilluar një aksion në Brezovicë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Baki Kelani.

“Mund të konfirmojmë se me autorizimin e Prokurorisë Themelore në Ferizaj është duke u zhvilluar një operacion në këtë rajon në bashkëpunim edhe me institucionet tjera relevante”, ka thënë Kelani.

Ai ka shtuar se për detaje rreth aksionit do të informoheni më vonë. /Telegrafi/