Site icon Telegrafi

Aksion i policisë italiane, arrestohen 33 anëtarë të klanit Galli – një grua shfrytëzonte të birin e saj 12-vjeç për të transportuar drogën

Policia italiane ka arrestuar sot 33 persona me qëllim shpartallimin e klanit mafioz Galli në Mesina. Klani Galli para mësymjes së policisë, ka organizuar baste të jashtëligjshme në garat me kuaj, transmeton Telegrafi.

Ky klan ka përdorur dy grupe të vogla për shpërndarje të narkotikëve. Njëri grup është udhëhequr nga një femër, që ka përdorur të birin 12-vjeç për transportimin e narkotikëve.

E grupi tjetër është udhëhequr nga Carlo Altavila, mafiozi që siguronte sasi të mëdha droge që i shpërndante nëpër Kalabi dhe Kampanja.

Të arrestuarit akuzohen se janë anëtarë të grupit mafioz, duke organizuar gara ilegale me kuaj, baste ilegale, keqtrajtim të kafshëve, transport i mallrave të rreme si dhe për shpërndarje të lëndëve narkotike në rajone të ndryshme. /Telegrafi/

Exit mobile version